Ndërlidhjet

Presidenti i Kinës viziton Rusinë


Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të udhëtojë këtë javë për në Rusi.

Zyra për Shtyp e Kremlinit ka bërë të ditur se lideri kinez dhe presidenti Vladimir Putin do të diskutojnë për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë bashkëpunimin në tregti, ekonomi, energji dhe investime.

Ata po ashtu pritet të diskutojnë çështje ndërkombëtare, si situatën në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, pastaj në Iran, Afganistan, Gadishullin Korean dhe Azinë Verilindore.

Xi do të qëndrojë në Rusi nga data 22 deri më 24 mars.
XS
SM
MD
LG