Ndërlidhjet

Thaçi merr pjesë në inaugurimin e papës


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Vatikan, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e kardinalit Jorge Mario Bergoglio për papë të ri të Selisë së Shenjtë.

Në këtë vizitë, kryeministri Thaçi shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Papa Françesku I do të inaugurohet të martën. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitete të shumta, përfshirë edhe nënpresidentin e SHBA-së, Joe Biden.
XS
SM
MD
LG