Ndërlidhjet

Data për Serbinë, varet nga “normalizimi me Kosovën”


Beograd, 18 mars 2013.

Beograd, 18 mars 2013.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka deklaruar në Beograd se data e negociatave evropiane për Serbinë do të varet nga përmbushja e reformave dhe përparimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

“Së bashku, me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton, mbështesim aspiratat e Serbisë dhe duam që të ketë sukses në përpjekjet evropiane”, u ka thënë Fuele gazetarëve, pas takimit me presidentin serb, Tomisllav Nikolliq.

Ky i fundit ka thënë se Serbia është e gatshme për çdo lloj dialogu me BE-në. Ai ka thënë se Beogradi është tejet i angazhuar që konstatimi i Këshilli të Evropës të jetë pozitiv dhe Serbia të marrë datën e negociatave.

Fuele takon sot në Beograd edhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Dçiq, dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq.

Diplomati evropian nesër viziton Prishtinën.
XS
SM
MD
LG