Ndërlidhjet

Egjipti “të ndihmojë fundin e konfliktit” në Siri


Presidenti i Egjiptit (në mes) pas arritjes në Pakistan.

Presidenti i Egjiptit (në mes) pas arritjes në Pakistan.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka kërkuar nga homologu i tij egjiptian, Muhammad Morsi, të ndihmojë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm në Siri.

Ai i ka bërë këto komente gjatë takimit në Islamabad me presidentin Morsi.

“Të punojmë së bashku për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore të krizës”, citohet të ketë thënë Zardari.

Morsi ka qëndruar në Pakistan për vizitë njëditore, në kuadër të turneut në Azinë e Jugut.

Vizita e tij në Islamabad është e para nga një lider egjptian qysh në vitet 1960, kur atje ka qëndruar Gamal Abdel Nasser.
XS
SM
MD
LG