Ndërlidhjet

logo-print

Beqaj: Çmimi i energjisë nuk do të rritet


Ministri Besim Beqaj

Ministri Besim Beqaj

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka përjashtuar sot mundësinë e rritjes së tarifave të energjisë elekrtike, pasi, siç ka thënë, Qeveria ka hequr dorë nga fitimet e saj.

“U them të gjithë atyre që deri tani kanë manipuluar me çmimin e energjisë, se do të ketë rritje 11%, 13% apo 30 % , se ky nuk është fakt dhe kjo nuk është e vërtetë. Nuk do të ketë rritje, sepse Qeveria ka marrë obligim që fitimet e saj, të cilat janë të prezantuara në fatura dhe në rritje të çmimit të energjisë, të mos i zbatojë. Kjo është një informatë, të cilën desha ta ndaj me qytetarët”, ka thënë Beqaj.

Ditëve të fundit, qytetarë të shumtë kanë protestuar në Prishtinë, për shkak të, siç është thënë, faturave të fryra të energjisë elektrike për muajt janar dhe shkurt.

Beqaj ka thënë se i kupton shqetësimet e qytetarëve dhe ka bërë me dije se “Qeveria është shumë koshiente në trajtimin e të gjitha ankesave një nga një”.

Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se këto fatura janë krijuar në bazë të leximit të njehësorve.
XS
SM
MD
LG