Ndërlidhjet

Rasmussen: Përgënjeshtrohen akuzat e Karzait


Anders Fogh Rasmussen
Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i ka hedhur poshtë akuzat e presidentit afgan, Hamid Karzai, se Shtetet e Bshkuara po bashkëp-unojnë me talibanët, për ta mbajtur Afganistanin jostabil dhe për tu dhënë forcave të jashtme arsyetim për të mbetur atje edhe pas vitit 2014.

Duke folur sot para gazetarëve në Bruksel, zoti Rasumssen tha se akuzat e javës së kaluar janë “një ide absolutisht qesharake”.

Ai ka shfaqur shpresën se Kabuli e ka të qartë se “ne kemi investuar gjak dhe pasuri për ta ndihmuar vendin e presidentit Karzai për të lëvizur përpara”.

Shtetet e Bashkuara, poashtu, i kanë dënuar akuzat e Karzait.

Komandanti më i lartë amerikan në Afganistan u ka tërhequr vërejtjen trupave të tij se komentet e Karzait mund të çojnë në rritje të dhunës kundërt trupave amerikane.
XS
SM
MD
LG