Ndërlidhjet

Fyle viziton sot Prishtinën


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle,

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle,

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, do të vizitojë sot Prishtinën.

Kjo vizitë vjen përpara një raundi tjetër të bisedimeve në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

Fyle një ditë me parë në Beograd ka përshëndetur "dinamikëne re”, të dialogut Kosovë-Serbi, por ka deklaruar se Beogradi, duhet të vazhdojë të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën, nëse ajo dëshiron të vendos një datë për të filluar negociatat për anëtarësim në BE.

Fyle tha po ashtu se Serbia duhet të "intensifikojë" reformën në gjyqësor, në luftën anti-korrupsion e të tjera.

Kurse, presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se Serbia "ka bërë shumë dhe se është e gatshme për të bërë shumë më tepër."
XS
SM
MD
LG