Ndërlidhjet

logo-print

Gjuriq: Përgjegjësia për suksesin e dialogut mbi Prishtinën dhe ndërkombëtarët


Ilustrim

Ilustrim

Para raundit të shtatë të bisedimeve në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raund ky që nesër zhvillohet në Bruksel, përfaqësues të Beogradit thonë se përgjegjësia për “suksesin e dialogut është në Prishtinë dhe te komuniteti ndërkombëtar”.

Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit serb, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se Serbia ka bërë gjithë çka është e mundur.

Ai ka folur edhe për atë që ai i quajti “dokumente joformale”, duke thënë se ato janë në qarkullim tash e saj muaj, por askush, sipas tij, nuk ka kërkuar as nga Prishtina, e as nga Beogradi, t’i pranojë ato.

"Presim që në raundin e ardhshëm të bisedimeve të shohim edhe mendimin e BE-së mbi këto dokumente, duke qenë se janë ndërmjetës në dialog, por edhe të dëgjojmë nëse Prishtina ka lëvizur qoftë edhe një milimetër nga qëndrimet e saj”, ka thënë Gjuriq, transmetojnë mediat serbe.
XS
SM
MD
LG