Ndërlidhjet

Papa Françesk u inaugurua në Vatikan


Papa Françesk gjatë ceremonisë së ianugurimit në Vatikan
Papa Françesk gjatë ceremonisë së ianugurimit në Vatikan
Papa Françesk zyrtarisht e ka filluar punën e tij si lider i 266-të Kishës Katolike. Ai sot e ka udhëhequr Meshën inauguruese në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku merrnin pjesë mijëra njerëz, përfshirë edhe shefa të shteteve dhe liderë të religjioneve të tjera.

Gjatë ceremonisë, Papa Françesk e pranoi një unazë, që e simbolizon pozitën e tij si Papë dhe një shall të leshtë, që e tregon rolin e tij si ruajtës i më se 1.2 miliardë katolikëve në botë.

Në mesin e liderëve botëror, që morën pjesë në ceremoni ishte edhe Cristina Kirchner, presidente e Argjentinës, prej nga është Papa, kancelarja gjermane, Angela Merkel, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e të tjerë.

I pranishëm ishin edhe Partiarku i Përgjithshëm Bartholomeu nga Stambolli.

Kjo është hera e parë që lideri shpirtëror i të Krishterëve Ortodoksë ka marrë pjesë në Meshën Inauguruese të Papës, prej Ndarjes së Madhe, ndërmjet të krishterëve perëndimorë dhe atyre lindorë në vitin 1054.
XS
SM
MD
LG