Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmet në Bagdad – dhjetëra të vrarë


Nuri al-Maliki

Nuri al-Maliki

Nga një varg i sulmeve me makina – bomba, eksplodime dhe të shtëna në gjithë Bagdadin, në ditën kur në Irak shënohet 10 vjetori i invadimit të udhëhequr ngta Shtetet e Bashkuara, me ç’rast u përmbys lideri shumëvjeçar Saddam Hussein, janë vrarë dhjetëra vetë.

Policia irakiane dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se janë vrarë së paku 50 vetë dhe janë plagosur më se 150 të tjerë.

Duket se në shënjestër të këtyre sulmeve ishin lagjet shiite në kryeqytetin e Irakut.

Një dekadë pas invadimit amerikan, nga i cili u përmbys Saddam Husseini, siguria në këtë vend mbetet e ndjeshme, megjithqë dhuna në përgjithësi ka rënë dukshëm gjatë viteve të fundit.

Për shumë sulme të fundit përgjegjësinë e kanë marrë militantët sunitë, të ndërlidhur me al-Kaidën, që synojnë destabilizimin e qeverisë.

Prej vitit të kaluar, mijëra sunitë kanë protestuar kundër qeverisë së udhëhequr nga shiitët, nën kryeministrin, Nuri al-Maliki, të cilin e akuzojnë për margjinalizimin e pakicës sunite në Irak.
XS
SM
MD
LG