Ndërlidhjet

Prishtinë: LB protestoi para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës


Lëvizja për Bashkim protestoi para qeverisë së Kosovës

Lëvizja për Bashkim protestoi para qeverisë së Kosovës

Lëvizja për Bashkim e ka mbajtur sot një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, me ç’rast është shprehur pakënaqësia për procesin e bisedimeve dhe rezultatet e saj dhe është kërkuar ndërprerja e bisedimeve me Serbinë.

Sipas njoftimit të LB-së, lideri i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, tha se Kosova, që nga fillimi i bisedimeve me Serbinë është pozicionuar gabimisht, sepse në Bruksel ka shkuar për t’i mbrojtur kompromiset e mëhershme të mishëruara në Pakon e Ahtisarit dhe në Kushtetutën e Kosovës, e jo për t’i shtruar për zgjidhje problemet, që Kosovës i kanë mbetur pas shpalljes së pavarësisë, siç janë spastrimi etnik i pjesës veriore të Mitrovicës dhe “çështja e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore të mbetur nën Serbi”.

Zoti Klinaku theksoi se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, pa kthimin e shqiptarëve në pronat e veta në Mitrovicë dhe pa bashkimin e qytetit të Mitrovicës si dhe pa “zgjidhjen e çështjes së Kosovës Lindore”.
XS
SM
MD
LG