Ndërlidhjet

logo-print

Kocijançiq: Ashton përpiqet për normalizim të raporteve


Maja Kocijançiq

Maja Kocijançiq

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, po përpiqet që nesër në Bruksel, në rundin e shtatë të dialogut Kosovë – Serbi, të arrihet marrëveshje, me qëllim të “normalizimit të marrëdhënieve” ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, tha sot zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiq.

Në konferencën për shtyp, Kocijançiq theksoi se zonja Ashton ka pasur konsultime intensive në Beograd dhe Prishtinë dhe se kjo punë po vazhdon.

Maja Kocijançiq deklaroi se nuk mund të përgjigjet se nesër, në takimin ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, në Bruksel, mund të arrithet ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse, “pasi për këtë është e nevojshme pajtueshmëria e të dy palëve, të dy kryeministrave”.
XS
SM
MD
LG