Ndërlidhjet

Çizov: Rusia i ndjek me vëmendje bisedimet në Bruksel


Pamje e Moskës
Pamje e Moskës
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vlladimir Çizov, ka deklaruar sot se pjesëmarrja e Rusisë në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës në Bruksel, që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, asnjëherë nuk është përmendur, por Moska me kujdes e ndjek rrjedhën e këtyre bisedimeve.

“Moska kufizohet në atë që sa më me kujdes ta ndjek rrjedhën e tyre”, u tha sot Çizov gazetarëve në Moskë.

Ai vlerësoi se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës “do të vazhdoj ende” dhe se nuk mund të flitet për fazën përfundimtare.
XS
SM
MD
LG