Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vazhdojnë kritikat në adresë të NATO-s


Pamje e një pjese të Kabulit të mbuluar me borë

Pamje e një pjese të Kabulit të mbuluar me borë

Zëdhënësi i presidencës së Afganistanit, Aimal Faizi, e ka përshkruar sot misionin ushtarak të udhëhequr nga NATO-ja në këtë vend si “të pamatur dhe të paqëllimshëm”.

Nëpërmjet një deklarate, ai mëtutje theksoi se “populli i Afganistanit, kërkon nga NATO-ja që ta definoj qëllimin dhe detyrën e të ashtuquajturës luftë kundër terrorit, derisa ata pyeten se përse pas një dekade, kjo luftë në vendin e tyre ka dështuar t’i arrijë qëllimet e shpallura”.

Këto komente të zotit Faizi u bënë pas pretendimeve të presidentit Hamid Karzai, se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me talibanët për ta mbajtur Afganistanin jostabil dhe për të pasur arsyetim, që forcat ndërkombëtare të mbesin pas vitit 2014.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i ka hedhur poshtë këto pretendime si “ide absolutisht qesharake”.

Shtetet e Bashkuara, poashtu, i kanë hedhur poshtë akuzat e Karzait.
XS
SM
MD
LG