Ndërlidhjet

Rusi: U ndalën hetimet për vdekjen e Magnitskit


Shefi i Komitetit Hetues të Rusisë Alexander Bastrykin
Shefi i Komitetit Hetues të Rusisë Alexander Bastrykin
Komiteti Hetues i Rusisë i ka ndalur hetimet e veta lidhur me vdekjen e avokatit antikorrupsion, Sergei Magnitsky, thuhet në faqen në Internet të këtij komiteti.

Mëtutje, theksohet se Magnitsky ishte paraburgosur në mënyrë ligjore dhe kishte vdekur nga komplikimet në zemër në vitin 2009.

Komiteti njofton se nuk ka dëshmi të krimit në këtë rast.

Magnitsky ishte ngarkuar për mospagesë të tatimeve pasi, më parë, i kishte akuzuar zyrtarët shtetëror rusë për vjedhje të 230 milionë dollarëve të kthimit të taksave.

Të afërmit e tij dhe mbështetësit thonë se ai ishte rrahur dhe nuk i ishte dhënë ndihmë mjekësore derisa ishte në paraburgim.

Procesi pas vdekjes kundër Magnitskyt për mospagesë të taksave pritet të vazhdoj më 22 Mars.

Ky rast ka shkaktuar tensione me Shtetet e Bashkuara, që ka miratuar legjislacion për mosdhënie të vizave dhe sanksione financiare kundër zyrtarëve rusë, që janë të implikuar në këtë rast.
XS
SM
MD
LG