Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Thirrje për zgjedhje presidenciale të besueshme afgane


Ambasadorja amerikane në OKB Susan Rice

Ambasadorja amerikane në OKB Susan Rice

Shtetet e Bashkuara i kanë tërhequr vërejtjen Afganistanit se sigurimi i “zgjedhjeve presidenciale “gjithëpërfshirëse dhe të besueshme”, vitin e ardhshëm, do të jenë “kritike” për mbajtjen e mbështetjes ndërkombëtare pas vitit 2014.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se “rezultatet e këtyre zgjedhjeve duhet të prodhojnë një finale, që në mënyrë legjitime është pranuar nga populli afgan”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se “pjesëmarrja e gjërë dhe procesi i besueshëm janë esenciale për arritjen e qëllimit për tranzicionin e udhëheqjes, që pranohet gjërësisht”.

Këto komente u bënë në periudhën e tensioneve në rritje ndërmjet presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, në njërën anë, dhe Shteteve të Bashkuara e forcës ushtarake të NATO-s, në anën tjetër, që pritet të tërhiqet nga Afganistani vitin e ardhshëm.

Zgjedhjet presidenciale parashihen të mbahen në prill të vitit 2014.

Zoti Karzai ka thënë se ai do të tërhiqet pas dy mandateve.
XS
SM
MD
LG