Ndërlidhjet

Siri: Qeveria dhe kryengritësit akuzohen për “sulm kimik”


Mjekët dhe persona të tjerë të maskuar i ndihmojnë një personi të plagosur nga sulmi i dyshuar kimik në një spital në Alepo

Mjekët dhe persona të tjerë të maskuar i ndihmojnë një personi të plagosur nga sulmi i dyshuar kimik në një spital në Alepo

Qeveria e Sirisë dhe kryengritësit sot e kanë akuzuar njëri-tjetrin për sulm vdekjeprurës kimik afër qytetit verior, Alepo.

Agjencia shtetërore siriane, SANA, raportoi se 25 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmin e dyshuar.

Televizioni shtetëtor i Sirisë ka transmetuar pamje të asaj që thuhet se paraqesin viktima të sulmit duke arritur në spital.

Kryengritësit në pjesën veriore të Sirisë i kanë përgënjeshtruar pretendimet e qeverisë dhe i kanë akuzuar forcat e presidentit Bashar al-Assad për lansimin e sulmit me armatim kimik.

Ahmet Uzumcu, udhëheqës i Organizatës për Ndaljen e Armatimit Kimik, me seli në Vjenë, tha se nuk ka informacione të pavarura lidhur me çfarëdo përdorimi të armatimit kimik në Siri.
XS
SM
MD
LG