Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama i nderoi Veteranët e Luftës së Irakut


Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama

Në 10 vjetorin e invadimit të Irakut, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, presidenti amerikan, Barack Obama, i ka nderuar ata, që kanë shërbyer në luftën në këtë vend.

Në një kumtesë të sotme, zoti Obama theksoi se sakrifica e amerikanëve i ka dhënë popullit të Irakut “një mundësi për ta forcuar të ardhmen vet, pas shumë vitesh të vështira”.

Ai tha se Amerika e nderon përkujtimin për afro 4500 amerikanët, që u vranë në Irak.

Në Dhjetor të vitit 2011, janë larguar trupat e fundit të Shteteve të Bashkuara nga Iraku, tetë vite pasi ato e përmbysën ish liderin shumëvjeçar irakian, Saddam Hussein.
XS
SM
MD
LG