Ndërlidhjet

Raundi i shtatë i bisedimeve Kosovë-Serbi


Ilustrim

Ilustrim

Në Bruksel sot pritet të mbahet raundi i shtatë i bisedimeve në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Para këtij takimi, zyrtar të lartë të Bashkimit Evropian, kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin dhe janë takuar më udhëheqës të lartë të të dyja vendeve.

Kryeministrat, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i Serbisë, Ivica Daçiq, takohen në Bruksel, në saje të përpjekjeve për gjetjen e një formule që do t’i kënaqte të dyja palët rreth krijimit të një mekanizmi për serbët, në komunat ku ata janë shumicë, si dhe normalizimit të raporteve ndermjet dy shteteve.
XS
SM
MD
LG