Ndërlidhjet

Shpërthim i një granate në Leposaviq


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, bën të ditur se mbrëmë rreth orës 21:40, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, pranë portës hyrëse të stacionit policor në Leposaviq.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha se mjeti shpërthyes dyshohet të jetë granatë dore.

“Janë dëmtuar dritaret e objektit policor dhe po ashtu edhe një automjet privat i një zyrtari policor”, tha Hoti.

Ai tha po ashtu, se policia ka nis me hetime për ketë incident.
XS
SM
MD
LG