Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Arrestohet i afërmi i Muammar Gaddafit


Ilustrim

Ilustrim

Forcat e sigurisë egjiptiane, kanë arrestuar Ahmed Gaddaf al-Dam, një bashkëpunëtor të ngushtë dhe i afërm i ish-kreut libian Muammar Gaddafi.

Zyrtarët e sigurisë thanë Al-Dam, u arrestua në shtëpinë e tij në Kajro.

Ata thanë se ai u dorëzua në polici pas një shkëmbimi zjarri ndërmjet truprojave të tij dhe forcave të sigurisë.

Al-Dam kishte lënë Libinë për të ikur në Egjipt, menjëherë pas kryengritjes në vitin 2011.

Në ueb faqen e Interpolit thuhet se ai është i kërkuar nga autoritetet libiane për falsifikime, mashtrim dhe pastrim parash.
XS
SM
MD
LG