Ndërlidhjet

logo-print

Al Kaida merr përgjegjësinë për sulmet në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Al-Kaida, ka marrë përgjegjësinë për një valë të sulmeve që kanë lënë të vrarë 56 vetë dhe kanë plagosur më shumë se 220 persona në 10 vjetorin e ndërhyrjes së SHBA-ve në Irak.

Al-Kaida, ka postuar një deklaratë sot në forumet e internetit duke thënë se "ajo çka ndodhi të martën është vetëm një rënie e parë e shiut, dhe një fazë e parë, nga vullneti i Zotit, pas kësaj ne do ta kemi hakmarrjen tonë”.

Rrjeti i Al-Kaides, besohet të ketë rifituar forcën, duke përfituar nga lufta civile në Sirinë fqinje, ku ka kryer dhjetëra sulme që nga fillimi i vitit.

Ndërkohë, zyrtarët irakianë thonë se një makinë bombë në Bagdadin Lindor ka lënë të vdekur dy civilë dhe ka plagosur katër të tjerë.
XS
SM
MD
LG