Ndërlidhjet

logo-print

EULEX-i dënon sulmin në Leposaviq


EULEX, logo

EULEX, logo

EULEX-i e dënon fuqishëm sulmin e mbrëmshëm me granatë dore në stacionin e policisë në Leposaviq.

Ky veprim i dhunshëm dëshmon qartë se një grup i caktuar njerëzish janë të gatshëm që ta rrezikojnë sigurinë e komunitetit lokal dhe ta pengojnë zbatimin e sundimit të ligjit.

Këto vepra janë kërcënim i drejtpërdrejtë i paqes dhe stabilitetit, si dhe ndikojnë thellësisht në qytetarët e rëndomtë.

“Ky ishte një sulm i qartë kundër sundimit të ligjit dhe si i tillë është absolutisht i papranueshëm. Policët janë përgjegjës për sigurinë e qytetarëve të rëndomtë, prandaj sulmi me granatë dore në stacionin e policisë është sulm kundër qytetarëve. Kjo praktikë duhet të ndalet dhe kryerësit duhet të sillen para drejtësisë,” tha Shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt, njofton zyra për informim e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG