Ndërlidhjet

Thaçi takoi Rasmussenin


Bruksel, 20 mars 2013.
Bruksel, 20 mars 2013.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon dhe për perspektivën e këtyre zhvillimeve.

Mësohet se Thaçi ka njoftuar Rasmussenin me procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kryeministri Thaçi gjithashtu ka theksuar edhe angazhimin drejt avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Po sipas tij, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, ka rikonfirmuar angazhimin e aleancës veriatlantike për përmbyllje të suksesshme të misionit të vet në Kosovë.

Thaçi po qëndron në Bruksel për takimin e radhës me homologun serb, Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG