Ndërlidhjet

Koreja J. goditet nga sulmet kibernetike?!


Ilustrim

Ilustrim

Rrjetet kompjuterike në shumicën e bankave dhe transmetuesit e Koresë së Jugut kanë rënë në bllokadë.

Zëdhënësi i Agjencisë së Policisë Kombëtare i ka thënë AFP-së se ekipi i specializuar për kibernetikë është duke hetuar raportet për një sulm të koordinuar kibernetik.

Bllokada ndodh pak ditë pasi Koreja e Veriut ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për sulme kibernetike në ueb-faqet e saj.

Phenjani besohet të jetë përgjegjës për dy sulme kibernetike, më 2009 dhe 2011, ndaj agjencive qeveritare të Koresë së Jugut dhe institucioneve të saj financiare.
XS
SM
MD
LG