Ndërlidhjet

Kosova dhe Pakistani do të rrisin bashkëpunimin


Prishtinë, 20 mars 2013.
Prishtinë, 20 mars 2013.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit në Turqi, jorezident për Kosovën, Muhammad Haroon Shaukat, i cili me këtë rast ka dorëzuar letrat kredenciale.

Shaukat ka theksuar përkrahjen e vazhdueshme të qeverisë së vendit të tij për Kosovën dhe angazhimin e saj për ta ndihmuar vendin në procese të rëndësishme.

Presidentja Jahjaga, në anën tjetër, ka thënë se Kosova dhe Pakistani tashmë kanë identifikuar fushat kryesore të bashkëpunimit dhe do të punojnë ngushtë në realizimin e tyre.
XS
SM
MD
LG