Ndërlidhjet

logo-print

SHBA tërheq forcat nga Vardaku


Komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, Joseph Dunford.

Komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, Joseph Dunford.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe Qeveria e Afganistanit kanë arritur marrëveshje për tërheqjen e forcave speciale të SHBA-së nga provicna Vardak.

Një urdhër të tillë ka lëshuar muajin e kaluar presidenti afgan, Hamid Karzai, duke fajësuar forcat speciale amerikane për abuzim të civilëve në provincë. Ushtria e SHBA-së ka hedhur poshtë akuzat.

Komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, Joseph Dunford, ka takuar sot presidentin Karzai. Pas takimit, gjenerali amerikan ka thënë se është arritur marrëveshje për tërheqjen graduale të forcave.

Ministria afgane e Mbrojtjes ka thënë se forca të rregullta të Afganistanit do të vendosen në provincën Vardak.
XS
SM
MD
LG