Ndërlidhjet

Vetëdigjet personi i gjashtë në Bullgari


Ilustrim
Ilustrim
Një bullgar i ka vënë vetes flakën në shenjë proteste ndaj varfërisë.

Raportet thonë se 40-vjeçari i papunë është djegur me gaz në fshatin Sitovo dhe se është në gjendje kritike për jetën.

Ai është personi i gjashtë që është vetëflijuar në Bullgari qysh më 19 shkurt, në shenjë proteste ndaj varëfërisë dhe korrupsionit.

Tre nga viktimat e mëparshme kanë vdekur, ndërsa dy mbeten në gjendje të rëndë.

Muajin e kaluar, qeveria e udhëhequr nga Boiko Borisov ka dhënë dorëheqje për shkak të protestave të gjera kundër saj.
XS
SM
MD
LG