Ndërlidhjet

Lagarde hetohet për “pagesa të paligjshme”


Shefja e FMN-së, Christine Lagarde.
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde.
Autoritetet franceze kanë bastisur apartamentin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, nën dyshimet se Christine Lagarde ka keqpërdorur autoritetin e saj në kohën sa ka qenë ministre e Financave.

Prokurorët kanë konfirmuar se janë duke hetuar pretendimet se Lagarde ka vepruar ilegalisht kur, në vitin 2008, ka miratuar një pagesë prej 285 milionë eurosh në favor të biznesmenit Bernard Tapie, mik i ish-presidentit francez, Nicholas Sarkozy.

Lagarde akuzohet për bashkëpunim në përvetësim të fondeve publike, por shefja e FMN-së hedh poshtë çdo keqbërje.

Në krye të institucionit financiar, ajo ka pasuar Dominique Stauss-Kahn, i cili ka dhënë dorëheqje nga detyra për shkak të akuzave për përdhunim në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG