Ndërlidhjet

Refuzohet apeli i “Pussy Riot”-it


Tri vajzat e dënuara të Pussy Riot-it
Tri vajzat e dënuara të Pussy Riot-it
Gjykata e Moskës ka refuzuar apelin e tri anëtareve të grupit Pussy Riot kundër dënimit të tyre.

Në njoftimin e postuar në ueb-faqen e gjykatës thuhet se ndëshkimi i Yekaterina Samutsevichit, Maria Alyokhinës dhe Nadezhda Tolokonnikovës “ka qenë i drejtë dhe proporcional me veprën”.

Tri vajzat janë dënuar me nga dy vjet burgim vitin e kaluar, nën akuzat për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”.

Samutsevich më pas është liruar me kusht, por dënimi i saj nuk është hedhur poshtë.

Vitin e kaluar, vajzat kanë kryer një performancë në Katedralën Shpëtuesi Krisht në Moskë, kundër presidentit rus, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG