Ndërlidhjet

Peres: Izraeli u beson politikave amerikane


Jerusalem, 20 mars 2013.
Jerusalem, 20 mars 2013.
Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, ka thënë se vendi i tij u beson politikave të SHBA-së për të parandaluar Iranin nga sigurimi i armës bërthamore.

Duke folur në Jerusalem, në konferencën e përbashkët për media me presidentin amerikan, Barack Obama, Peres ka thënë se Irani përbën rrezikun më të madh për sigurinë e Izraelit.

Ai po ashtu ka përmendur lëvizjen militante të Hamasit dhe grupin libanez të Hezbollahut si kërcënime për shtetin hebre.

Derisa ka folur për Sirinë, Peres ka thënë se armët kimike nuk duhet të lejohen që të bien në duart e grupeve terroriste.

Obama, në anën tjetër, ka thënë se Izraeli “nuk do të ketë mik më të madh se SHBA-në".

Kjo është vizita e parë zyrtare e Obamës në Izrael.
XS
SM
MD
LG