Ndërlidhjet

Thaçi dhe Nikolliq “shtrënguan” duart


Nga ceremonia e inaugurimit të Papës...
Nga ceremonia e inaugurimit të Papës...
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka shtrënguar duart me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë inaugurimit të Papës në Vatikan, bën të ditur Presidenca serbe.

“Në komunikimin protokollar me Thaçin, presidenti i Serbisë ka shprehur mbështetjen për bisedimet që kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, po zhvillon me përfaqësuesit e institucioneve 'të përkohshme' në Prishtinë”, ka thënë këshilltarja e Nikolliqit, Stanisllava Pak Stankoviq, raportojnë mediat serbe.

Të martën, kryeministri Thaçi ka marrë pjesë në inaugurimin e Papa Françeskut I në krye të Kishës Katolike. Të pranishme në ceremoni kanë qenë edhe personalitete të tjera, përfshirë nënpresidentin e SHBA-së, Joe Biden.
XS
SM
MD
LG