Ndërlidhjet

Obama: SHBA heton “sulmin kimik” në Siri


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti Barack Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke hetuar nëse në Siri janë përdorur armët kimike.

Ai ka thënë se është skeptik për pohimet e Qeverisë siriane se rebelët që luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad, kanë përdorur armë kimike për një sulm që ka ndodhur të martën.

Obama, duke folur në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem, ka thënë se nëse forcat qeveritare kanë përdorur armë të tilla, “regjimi i Assadit do të mbahet përgjegjës”.

Në Jerusalem, Obama ka thënë po ashtu se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të mbajtur Iranin larg armëve bërthamore.

Netanyahu, në anën tjetër, ka thënë se është “absolutisht i bindur” në vendosmërinë e presidentit amerikan.
XS
SM
MD
LG