Ndërlidhjet

Barak Obama, viziton Bregun Perëndimor


Presidenti Barak Obama
Presidenti Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka udhëtuar për në Bregun Perëndimor. Obama, do të zhvillojë bisedime me presidentin palestinez, Mahmud Abaz dhe udhëheqës të tjerë palestinezë.

Analistët thonë se palestinezët akuzojnë Obamën se ka bërë shumë pak për të ndaluar Izraelin që të mos ndërtojë në vendbanimet në tokën që ata shpresojnë se një ditë do të jetë pjesë e tyre.

Pas takimeve në Ramallah, Obama udhëton përsëri në Jeruzalem, ku do të mbajë një fjalimin para studentëve izraelit.

Të mërkurën, Obama dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, biseduan për probelemet që shqetësojnë atë rajon si, programin bërthamor të Iranit dhe konfliktin në Sirinë fqinje.
XS
SM
MD
LG