Ndërlidhjet

Me linjë hekurudhore, lidhen Afganistani, Taxhikistani dhe Turkmenistani


Ilustrim
Ilustrim
Presidentët e Afganistanit, Taxhikistanit dhe Turkmenistanit, kanë nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit për ndërtimin e një linje hekurudhore që lidhë të tri vendet.

Nënshkrimi i dokumentit u bë në Ashgabat. Ndërtimi është planifikuar të fillojë në korrik në Turkmenistan.

Një linjë prej 75 kilometrave nga Afganistani në Uzbekistani, ka filluar punën në fund të vitit 2011.

Presidenti afgan dhe ai i Taxhikistanit, kanë planifikuar të marrin pjesë në festimet që do të bëhen në Ashgabat sot, së bashku me presidentin e Pakistanit dhe atë të Iranit.
XS
SM
MD
LG