Ndërlidhjet

Avokatët e kërcënuar në Kaukazin Verior të Rusisë


Ilustrim
Ilustrim
Në një raport të ri, të organizatës Amnesty International, thuhet se avokatët mbrojtës në Kaukazin Verior të Rusisë, janë të frikësuar se shumë shpesh kërcënohen dhe ndaj tyre ndonjëherë, ushtrohet edhe dhunë fizike.

Raporti thotë se për këto raste, kërcënuesit nuk janë ndëshkuar. Në raport paraqiten raste ku avokatët janë keqtrajtuar, dhe në një rast edhe vrarë.

Amnesty thotë se autoritetet, duhet të sigurojnë që avokatët janë të lirë për të mbrojtur të drejtat e klientëve të tyre pa frikë.

Kaukazi i Veriut është skena e sulmeve të shpeshta nga ana e grupeve të armatosura.
XS
SM
MD
LG