Ndërlidhjet

Pakistan: 12 persona humbin jetën


Ilustrim
Ilustrim
Policia pakistanezë bën të ditur se një bombë ka shpërthyer në një kamp ku janë të vendosur persona të zhvendosur, pranë Peshavarit.

Policia tha se të paktën 12 njerëz kanë humbur jetën.

Shefi i policisë së Qarkut, Novshera Pabbi, i tha Radios Evropa e Lirë, se sulmi ndodhi në kampin Jalozai, deri sa ishin duke u shpërndarë ndihma për refugjatët.

Ai tha po ashtu se bomba ishte e vendosur në një automjet mjekësor, që i takonte një organizate joqeveritare.

Pabbi bëri të ditur se në mesin e të sulmuarve, të paktën dy fëmijë kanë vdekur.

Raportohet po ashtu, se më shumë se 20 persona të tjerë janë plagosur.

Kampi është një strehë për pakistanezët të cilët kanë ikur nga trazirat, pranë kufirit afgan.
XS
SM
MD
LG