Ndërlidhjet

Vritet zyrtari qeveritar në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Një bombë ka vrarë një shef administrativ të Qarkut dhe dy truproja, në provincën veriore të Afganistanit, Takhar.

Sulmi ndodhi deri sa afganët festojnë festen e Nevruzit, ditën e parë të Vitit të Ri.

Zëdhënësi i policisë, Abdul Khalil Asir, u ka thënë gazetarëve se bomba shpërtheu mbi një urë pranë shtëpisë së shefit të Qarkut, në lagjen Eskashem.

Sipas Asir, administratori ishte në rrugën për t’i bërë përgatitjet për festë.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me anë të një e-maili, që u kanë dërguar gazetarëve.

Zyrtarët afganë janë objektiv për sulme nga kryengritësit talibanë, të cilët akuzojnë ata për bashkëpunim me, siç thonë ata, pushtuesit perëndimorë.
XS
SM
MD
LG