Ndërlidhjet

Top lista e parlamentit ukrainas

  • RFE /RL

Pamje nga parlamenti i Ukrainës

Pamje nga parlamenti i Ukrainës

Hedhje e vezëve, grushtime, fytyra të gjakosura, kostume të grisura dhe deputetë të larguar me forcë nga parlamenti. Këto janë disa nga ngjarjet që janë parë duke ndodhur në parlamentin e Ukrainës gjatë viteve të fundit.

1. Vezë dhe bomba tymi

Zënkat spontane janë një gjë; ardhja në parlament të "armatosur" me vezë dhe bomba tymi është një gjë tjetër. Gjatë kaosit të 27 prillit, të vitit 2010, pas miratimit të një marrëveshjeje të kontestuar shumë, që të lejohet marina ruse të zgjasë qëndrimin e saj në Ukrainë deri në 2042, Volodymr Lytvyn, folës në parlament, e gjeti vetën i mbrojtur nga dy ombrella, deri sa deputetët e zemëruar hidhnin vezë në kokën e tij.

Pa marrë parasysh vezët dhe një bombë tymi që shpërtheu në një kënd të parlamentit, Lytvyn vazhdonte të lexonte, duke mos dhënë asnjë shenjë që nuk ishte rehat. Në ndërkohë, më larg foltores, deputetët mund të shiheshin duke u grushtuar me njëri tjetrin.






2. "Duart larg nga gjuha"

Kur çështjet e gjuhës dhe politikës përplasen më njëra tjetrën, situata ka potencial të eskalojë.

Ndoshta një nga grushtimet më të dhunshme që shpërthyen në parlamentin ukrainas, ishte më 24 maj 2012, në mes të një debati mbi një projekt-ligj që rekomandonte t'i jepej gjuhës ruse i njëjti status si asaj ukrainase, në 13 nga 27 rajonet e Ukrainës.

Zënka u bë mes partisë së presidentit të Ukrainës Viktor Yanukovychi - e cila është e njohur në Ukrainë si parti pro-ruse, dhe deputetëve pro-perëndimorë.

Ligjvënësi opozitar Mykola Petruk u desh të dërgohej në spital, për shkak të gjakderdhjes që po ndodhte në fytyrën e tij.





3. "Largohu nga foltorja"

Nuk është e pazakonshme për deputetët ukrainas të dalin nga ndërtesa e parlamentit me rroba të grisura dhe me fytyra të gjakosura. Por edhe për ta, grushtimet në këto fotografi duken ekstreme. Pamjet kaotike, me deputetë duke rënë dhe duke u ngritur mbi njëri tjetrin, u morën gjatë sezonit të parlametit të sapozgjedhur, më 12 dhjetor 2012.

Rrahjet me grushte shpërthyen për shkak të praktikës shumë të diskutueshme të votimit në vend të deputetëve që mungonin. Kreu i partisë dhe boksieri Vitali Klitschko, qëndronte mënjanë dhe nuk bashkohej në zënkën, duke bëra shaka se grushtat e tij do të kishin efektin e armëve bërthamore.

Video:


Fotogaleria:


4. "Zinxhirë dhe shufra hekuri"

Kur një deputet del nga parlamenti ukrainas me bartëse, është e qartë se edhe një përleshje të përgjakshme ka ndodhur. Pasi deputetët nga partia e ish kryeministres Yulia Tymoshenko bllokuan podiumin e parlamentit në dhjetor të vitit 2010, ligjvënësit nga partia e presidentit Viktor Yanukovych vendosën ta marrin atë përsëri me forcë.

Gjatë përleshjes që ndodhi, gjashtë deputetë u lënduan, pesë prej të cilëve kaluan natën në spital. Mykhailo Volynets, një nga të lënduarit, akuzoi Petro Tsurko - një deputet tjetër, duke thënë se ai mori një karrige dhe ia përplasi për koke. Tsurko mohoi se kishte dashur ta lëndonte Volynetsin, duke thënë se karrigen kishte dashur ta shtynte mënjanë.

Folësi i parlamentit Lytvyn, më vonë tregoi zinxhirë dhe shufra hekuri, dhe tha se disa deputetë i kishin futur ato në ndërtesë dhe i kishin përdorë si armë.




5. Klitschko bllokon podiumin

Paralajmërim: Nuk pati grushtime

Edhe një herë, kampioni i boksit i gjatë 2 metra, Klitschko, vendosi të përfitojë nga pamja dhe profesioni i tij i mëparshëm, kur më 6 shkurt bllokoi podiumin e parlamentit, për 2 javë të tëra.

Të bashkuar kundër këtij veprimi, të gjithë anëtarët e opozitës kërkonin një ndalesë për praktikën e njohur si "votimi piano", ku deputetët shtypin butonat për kolegët e tyre që mungojnë gjatë votimeve në parlament.

Klitschko dhe deputetët e tij nuk hoqën dorë lehtë, duke kaluar ditë dhe netë në podiumin e parlamentit. Dy javë më vonë, bllokada përfundoi, pasi u arrit një kompromisi dhe deputetët votuan mbi një projekt-ligj që kërkon që ata të jenë aty kur votohet.

Megjithatë, ligji nuk është zbatuar ende plotësisht.(g.kraja)


Trego komentet

XS
SM
MD
LG