Ndërlidhjet

BQE kushtëzon Qipron


Ilustrim
Ilustrim
Banka Qendrore Evropiane (BQE) i ka dhënë Qipros afat deri të hënën, për të dalë me një plan, i cili do t’i lejonte të sigurojë ndihmën ndërkombëtare.

BQE është duke mbajtur të bllokuara bankat e Qipros, duke iu lejuar të përdorin vetëm fondet emergjente nga banka lokale qendrore.

Insitucioni monetar evropian ka thënë se do të ndërpresë gjithë financimin, nëse deri të hënën nuk ka marrëveshje për paketën e ndihmës.

Të martën, ligjvënësit qipriotë kanë refuzuar ndihmën prej 10 miliardë eurosh nga huadhënësit ndërkombëtarë, e cila në këmbim parashihte taksa deri në 10 për qind për depozitat bankare në Qipro.

Ministri qipriot i Financave ndodhet në Moskë, për të kërkuar ndihmë financiare në Rusi.

Presdenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, është po ashtu në kryeqytetin rus për bisedime rreth Qipros.
XS
SM
MD
LG