Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi dhe Daçiq nisen “së bashku” për në SHBA


 Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi

Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, janë duke udhëtuar me të njëjtin aeroplan për në Nju Jork, ku do të marrin pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për situatën në Kosovë.

Thaçi dhe Daçiq kanë mbajtur të mërkurën në Bruksel një konferencë të përbashkët për media, pas rrethit të shtatë të bisedimeve ndërmjet tyre. Ky ka qenë adresimi i parë i përbashkët i tyre për publikun.

Analistët evropianë e shohin këtë gjest, ashtu si edhe udhëtimin në Nju Jork, si hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Seanca e KS-së është planifikuar të mbahet më 22 shkurt.
XS
SM
MD
LG