Ndërlidhjet

logo-print

EULEX-i bastis banesën e një zyrtari komunal


Prishtina

Prishtina

Me urdhër të gjykatës, policia e EULEX-it, si dhe një prokuror i EULEX-it, kanë bastisur zyrën dhe shtëpinë e Fehmi Havollit, zyrtar i komunës së Prishtinës.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka konfimuar lajmin për Radion Evropa e Lirë.

Ai tha se Havolli është duke u hetuar për katër vepra penale, përfshirë: legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, mashtrim, deklarime të rrejshme dhe pengim i të provuarit.

Krasniqi ka thënë se “dyshohet se prona me adresë, rruga Hamdi Mramoni numër 1, e njohur më parë si rruga e Shkupit, e cila gjendet pas Muzeut Kombëtar të Kosovës, në pjesën e vjetër të Prishtinës, është marrë përmes mashtrimit”.

Bastisja në apartamentin e zotit Havolli ka nisur në paraditën e sotme ku siç bëhet e ditur janë konfiskuar dokumente dhe kompjuterët.
XS
SM
MD
LG