Ndërlidhjet

Shtyhet afati i dorëzimit të ofertave për PTK-në


PTK

PTK

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së ka vendosur sot që kompanive të përfshira në procesin e privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së, t’iu japë kohë shtesë për dorëzimin e ofertave të tyre deri më 3 prill.

“Kjo shtyrje e afatit vjen si rezultat i pengesave teknike, me të cilat janë ballafaquar kompanitë e parakualifikuara në këtë proces, përkundër faktit që çdo gjë ka qenë e gatshme që procesi të zhvillohet konform dokumenteve tenderuese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Zhvillimin Ekonomik.

Po sipas tij, Komisioni në fjalë konsideron se shtyrja 2-javore e procesit është “në të mirë të rritjes së konkurrencës dhe realizimit të suksesshëm të këtij projekti të rëndësishëm për ekonominë e vendit”.
XS
SM
MD
LG