Ndërlidhjet

Irani kërcënon se do të shkatërrojë qytetet izraelit, nëse sulmohet


Ayatollah Ali Khamenei

Ayatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, thotë se Irani do të shkatërrojë qytetet izraelite, Tel Aviv dhe Haifa, nëse sulmon Izraeli.

Khamenei, që ka fjalën e fundit në të gjitha vendimet kryesore në Iran, ka bërë këtë deklaratë në një fjalim televiziv nga qyteti verilindor Mashhad.

Khamenei ka thënë gjithashtu, se ai nuk është optimist, por edhe "jo kundër" për bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara.

Uashingoni ka ofruar bisedime të drejtpërdrejta me zyrtarët iranianë në përpjekjet diplomatike nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje për të ndaluar aktivitetet bërthamore.
XS
SM
MD
LG