Ndërlidhjet

Qiproja me marrëveshje të re për ndihmë


Nikozi, Qipro

Nikozi, Qipro

Qiproja ka bërë të ditur se është arritur marrëveshje midis partive politike për të krijuar një fond solidariteti, për luftimin e krizës së borxheve.

Për detajet e këtij fondi është duke u punuar ende, por raportet thonë se ai bën thirrje për donacione nga publiku, biznesmenët dhe investitorët e huaj.

Vendimi është marrë pasi Banka Qendrore Evropiane i ka vënë kusht Qipros që deri të hënën të dalë me marrëveshje të re për ndihmë, ose në të kundërtën do t’i mbyllen bankat.

Qiproja duhet të nxjerrë 5.8 miliardë euro për t’u kualifikuar për paketën ndërkombëtare të ndihmës, në vlerë prej 10 miliardë eurosh.

Të martën, ky vend ka refuzuar marrëveshjen e huadhënësve ndërkombëtarë, e cila parashihte deri në 10 për qind taksa në depozitat bankare, në këmbim të ndihmës.
XS
SM
MD
LG