Ndërlidhjet

FIFA: Blatter, ndërmjetësues mes Kosovës e Serbisë


FIFA

FIFA

Komiteti ekzekutiv i Federatës Botërore të Futbollit – FIFA nuk është tërhequr nga vendimi që Kosova të mos luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore pa lejen e Federatës së Futbollit të Serbisë, por, megjithatë, ka caktuar kreun e kësaj organizate, Sepp Blatter, që të ndërmjetësojë lidhur me këtë çështje.

Këtë lajm e ka pohuar sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.

Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Blatter e ka bërë të ditur në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s përmbajtjen e letrës së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dërguar atij kohë më parë.

Thaçi kishte shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimit të FIFA-s, që Kosova të marrë leje nga Serbia për ndeshjet ndërkombëtare miqësore.

“Zoti Blatter tha se është diskutuar gjerë e gjatë kjo çështje. Të them të drejtën, ka pasur tema shumë të rënda për çështjet organizative të FIFA-s dhe UEFA-s, por megjithatë është diskutuar dhe është vendosur që vetë zoti Blatter të autorizohet nga Komiteti Ekzekutiv, që të bëjë përpjekje të flasë me palën serbe, por edhe me Federatën e Futbollit të Kosovës, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme”, ka thënë Salihu.
XS
SM
MD
LG