Ndërlidhjet

OKB do të hetojë “sulmin kimik” në Siri


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se OKB-ja do të nisë të hetojë një sulm të dyshuar kimik, që ka ndodhur këtë javë në Siri.

Qeveria siriane i ka kërkuar të mërkurën zotit Ban që të hetojë incidentin, i cili, sipas saj, është shkaktuar nga rebelët në qytetin e Alepos.

Këta të fundit hedhin poshtë akuzat dhe fajësojnë qeverinë për përdorimin e gazrave kimikë.

Ban ka thënë se bashkëpunimi i plotë i të gjitha palëve do të jetë esencial për hetimet.

Ai ka thënë se hetimet do të nisin “sa më parë që praktikisht të jetë e mundur”, por “jo brenda natës”.

Konflikti civil në Siri, i cili ka nisur në mars të vitit 2011, ka marrë rreth 70,000 jetë njerëzish, bazuar në shifrat e OKB-së.
XS
SM
MD
LG