Ndërlidhjet

Obama: Izraeli të bëjë kompromis për paqe


Presidenti Obama në Jerusalem.

Presidenti Obama në Jerusalem.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje Izraelit që të pranojë kompromisin, i cili do të siguronte paqe dhe siguri të qëndrueshme për shtetin hebre.

Në një fjalim para disa të rinjve izraelitë në Jerusalem, Obama ka thënë se paqja në Lindjen e Mesme është e nevojshme, sepse është e vetmja rrugë drejt sigurisë.

Ai po ashtu ka thënë se e vetmja rrugë për Izraelin që të përparojë si shtet demokratik në rajon është pranimi i një Palestine të pavarur.

Obama ka thënë se e drejta e popullit palestinez për vetëvendosje dhe drejtësi duhet të njihet.

Presidenti amerikan ndodhet në vizitën e parë zyrtare në Izrael.

Të enjten, ai ka takuar edhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, gjatë një udhëtimi në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG