Ndërlidhjet

Të premten sërish protesta kundër KEK-ut


Pamje nga protestat e mëhershme kundër KEK-ut në Prishtinë.
Pamje nga protestat e mëhershme kundër KEK-ut në Prishtinë.
Grupi i Qytetarëve të Organizuar në Kosovë ka thirrur një tjetër protestë kundër faturave të larta të energjisë elektrike.

Protesta do të mbahet të premten në Prishtinë, me fillim nga ora 12.00, dhe qytetarët e tubuar do të nisen nga objekti qendror i KEK-ut, në drejtim të Sheshit Zahir Pajaziti, me vazhdim te objekti i Qeverisë.

Pakënaqësitë e qytetarëve kanë të bëjnë me faturat e muajit janar dhe shkurt, të cilat, sipas tyre, janë të fryra.

Deri më tash, ata kanë mbajtur disa protesta kundër KEK-ut, por ky i fundit thotë se faturat përputhen me leximin e orëve.
XS
SM
MD
LG