Ndërlidhjet

Grupi islamik “provokon” Izraelin


Ilustrim
Ilustrim
Grupi islamik, Majlis Shura Fi Aknaf Bayt al-Maqdis, ka marrë përgjegjësinë për hedhjen e raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit.

Autoritetet e Izraelit kanë thënë se dy raketa kanë rënë në qytetin Sderot, të enjten në mëngjes.

Raporte për të lënduar nuk ka pasur, pos për disa dëme materiale.

Grupi salafist ka thënë se hedhja e raketave ka pasur për qëllim të tregojë se ato nuk mund të ndalen nga mbrojtja ajrore e Izraelit.

Sulmi ka ndodhur gjatë vizitës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në shtetin hebre.
XS
SM
MD
LG